Takim me homologët nga Republika e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë!

You are here

Në fokusin e DPSHTRR është krijimi i partneritetit strategjik me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë.

Me marjen e Kryesisë së Komitetit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme për Ballkanin për një periudhë 12 mujore, ekipi i DPSHTRR dhe Task-Forcës së Transportit Rrugor mirëpriti përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, nga Republika e Kosovës, për të shkëmbyer eksperiencat në interes të funksionit, legjislacionet dhe kryerjen e kontrolleve në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme nga autoritetet tona.

Takimi vijoi në nivel më teknik me Drejtorin e Departamentit të Transportit Rrugorë të Kosovës, Drejtorin e Departamentit të Inspektoratit të Kosovës, Udhëheqësin e Divizionit të Udhëtarëve MMPHI të Kosovës, dhe Udhëheqësin e Divizionit të Politikave të Kosovës, takim mjaft pozitiv e i vlefshëm në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë!