Takim me përfaqësues gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitales me Drejtorin e Përgjithshëm për Trafikun Rrugor e Transportin dhe Kreun e Deparatamentit StV2 për Inixhinierinë Automotive

You are here

Me dy miq të shkëlqyer të DPSHTRR - MIE e të Shqipërisë, kolegë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitales, Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm për Trafikun Rrugor e Transportin dhe Z. Christian Theis, Kreu i Departamentit StV2 për Inxhinierinë Automotive, për dy ditë pune intensive në hartimin e një marrëveshjeje shtesë bashkëpunimi, pas asaj të njohjes dhe konvertimit të Patentave, këtë herë për mbështetje mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencë mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim.

Sot dhe nesër konkretizojmë draft-marrëveshjen, diskutojmë mbi problematikat e nevojat e Automotorizimit Shqiptar, inspektojmë disa sektorë të entit në kryeqytet dhe ballafaqojmë arritje e statistika të DPSHTRR.