Takim Teknik dy ditor me përfaqësues të FIA mbi zhvillimin e Auto Moto Park Albania!

You are here

Sëbashku me Presidentin e Automobile Club Albania – ACA, Z. Niko Leka i dhamë mirëseardhjen përfaqësuesve të FIA:

  • Zv. Presidentit të FIA për MotorSportin, zona e Europës, Z. Manuel Aviño,
  • Projekt Menaxherit të FIA Z. Guido Gaetani D’Aragona,
  • Zyrtarit të Sigurisë së FIA për Cirkuitet, Z. Carlos Soteras.

në prezencë edhe të projektuesve Z. Alex Wurz dhe Z. Nial Polley nga studio Wurz Design, Test & Training, fitues të Konkursit Ndërkombëtar dhe të kontraktuar për projekt dizajnin final të Auto Moto Park Albania, në Tiranë për dy ditë takim teknik njohës mbi zhvillimin më të rëndësishëm e historik të investimit nga shteti shqiptar të veprës publike të kompleksit AMP, në Krastë, Elbasan, tashmë realitet konkret në terren, në kantieret e çelura të infrastrukturës lidhëse dhe mbrojtjes lumore!

Vizita e miqve tanë të nderuar do të përfshijë inspektimin në Elbasan me Kryebashkiakun Gledian Llatja dhe diskutime për strukturimin dhe administrimin e AMP, trajnimet nga FIA dhe bashkëveprimin për projektin sipas standardeve!