Takimi pare, në ambientet e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes mbi organizimin e edicionit të 2-të të Panairit Ndërkombëtar Automotiv, në Tetor 2023, në Tiranë!

You are here

Takimi i parë, në ambientet e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me prezencën e Ministres Edona Bilali, për të ndarë me përfaqësuesit ekskluziv shqiptarë të shumë brandeve automobilistike, idetë e sivjetshme të grupit organizator të Edicionit të 2-të të Panairit Ndërkombëtar Automotiv, në Tetor 2023, në Tiranë!

Automotive Fair Albania këtë vit do të sjellë edhe më afër publikut të rejat nga sektori automotiv e transporti rrugor, teknologjia e automotorizimit, progresin e inovacionin, realitetet dhe zhvillimet në industrinë e ekonominë e lëvizshmërisë, “start-up”-e e shpikës, pionierë e pasionantë të fushës, projekte e programe të trafikut dhe sigurisë rrugore, evente të shumta të motorsportit dhe adrenalinës mbi rrota, forume e B2B, aktivitete digjitale e të botës virtuale, surpriza, plot argëtim e kulturë automotive!

Në ditët në vijim do të kemi njoftime e publikime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për formatin e AFA 2023, datat, vendin, axhendën dhe platformën online të regjistrimeve për subjektet dhe pjesëmarrësit!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”