Tani mund ta personalizosh targën e makinës tënde, me 5 deri në 7 karaktere!

You are here

Nisim një tjetër shërbim RISI!

Tani mund ta personalizosh targën e makinës tënde, me 5 deri 7 karaktere!

Targimi i parë u realizua në automjetin e figurës së njohur së botës së medias NOIZY!

Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit!

Për informacion më të detajuarit të gjithë të interesuarit ti drejtohen faqes tonë të Web: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/targa/targat-e-personalizuara