Targimi i mjeteve bujqësore

Data e lajmit: 30 Jun 2023

Në Divjakë ka nisur puna për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore. Në këtë bashki janë më shumë se 300 mjete, të cilat do të vendosen brenda kornizës ligjore. Regjistrimi i mjeteve bujqësore është një nisëm e cila ju vjen në ndihmë, së pari vetë fermerëve, pasi formalizon një pasuri të tyre. Ekipet e DPSHTRR-së anë pranë fermerëve për ti asistuar ata për të përmbyllur sa më shpejt procesin dhe pa krijuar vonesa.