Tregues pozitiv rekord në shërbime e rezultate të larta përgjatë viteve të fundit!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është sot një ent, një realitet që dallohet për tregues pozitiv rekord në shërbime e rezultate të larta përgjatë viteve të fundit, edhe falë ekipit të motivuar, të përkushtuar dhe me rritje profesionale. Në një periudhë emergjence nga tërmeti, pasuar nga pandemia dhe kriza e ngjarjeve në Ukrainë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është nga të paktat raste që në kushte vetëfinancimi, një ndërmarrje jobuxhetore të gjenerojë kaq shumë punësim cilësor. Ku faktet flasin vetë:  +52% më shumë vende pune në DPSHTRR, krahasuar me vitin 2018, 467 punësime të reja 2019-2023, të rinj të punësuar me moshë mesatare 37 vjeç,  147,200 lekë paga mesatare (përfshirë bonuset) nga muaji korrik 2023, ose 80% më e lartë krahasuar me vitin 2018. Meritokraci dhe dinjitet për 1,097 punonjës të shërbimeve të transportit rrugor. 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”