VESPA WORLD DAYS 2023

Data e lajmit: 14 Jun 2023

VESPA WORLD DAYS 2023, këtë vit do të organizohet në datat 15-18 qershor në Interlaken, Zvicërku mbi 5 mijë apasionantë dhe të dashuruar mbas motorit klasik vespa do te mblidhen nga e gjithë bota, si: SHBA, Kanada, Azia, Australia, Afrika, etj.

Siç është kthyer në traditë, që në vitin 2006 Shqipëria është gjithmonë prezent edhe kësaj radhe ku 20 vespist do të marrin pjesë nga Vespa Club Albania dhe ku 9 prej tyre nisen me vespa me anë të rrugës nga Shkodra!

I urojmë vespistëve tanë rrugë të mbarë në aventurën e tyre duke na përfaqësuar me flamurin shqiptar

*Fotot nga disa nga pjesëmarrjet ndër vite të grupit shqiptar të vespistëve në Austri, Portugali, Itali, Angli, Gjermani, Irlandë, Hungari, etj.