Vigan Karkini, koleksionisti i mirënjohur i RETRO Albania në rubrikën RETRO PERSONAZH!

You are here

Vigan Karkini, ndër koleksionistët më të mirënjohur të RETRO Albania, vjen posaçërisht në rubrikën RETRO PERSONAZH për të ndarë me ne copëza historie e pasioni.

Me JEEP-in e tij ushtarak me targa dhe flamur shqiptar, ai ka marrë pjesë në paradën në Alto Adige, Itali me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Midis të tjerash, ai ka edhe një Guzzi 250 Super Sport të vitit 1928 dhe Delahaye të vitit 1932, një mjet prestigjioz që ka marrë pjesë në eventin N’Gaz në vitin 2019 te Pallati i Brigadave.

Në koleksionin e tij, Vigani më së shumti është i intriguar nga mjetet e periudhës së ndërtimit të socializmit në Shqipëri. I përkrahur nga familja dhe komuniteti Retro, synon të promovojë dhe të vlerësojë trashëgiminë historike të vendit.

Ndiqni intervistën e Vigan Karkinit për të zbuluar më shumë!

Video: 

Vigan Karkini, ndër koleksionistët më të mirënjohur të RETRO Albania


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”