Vijon proçesi i targimit të mjeteve bujqësore!

You are here

Vijon procesi i formalizimit të mjeteve bujqësore, në Divjakë, ku kemi nisur punën për targimin dhe regjistrimin me vetëdeklarim, në bashkëpunim me DPD dhe Bashkinë.

Tjetër ZGJIDHJE e një problematike!

Në ndihmë të bujqve e fermerëve, për kapërcimin e një pengese për poseduesit e përdoruesit e këtyre mjeteve, aq të nevojshme në punë fshati e transport prodhimi bujqësor, duke krijuar rrezik në qarkullim e mosnjohje shpenzimesh, pasiguri e vështirësi për ekonominë e tokës!

Qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregat, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kostot drejt rajonales së shërbimeve të transportit rrugor! Ftojmë gjithë të interesuarit që nëse kanë mjete të tilla, të lidhen me zyrën e bujqësisë pranë njësive administrative dhe rastet do të ndiqen nga DRSHTRR-ja e qarkut!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”