Zbardhet Vendimi i Qeverisë Shqiptare për AUTO MOTO PARK-un e parë shqiptar

You are here

Qeveria shqiptare zbardhi vendimin për Auto Moto Park-un e parë shqiptar. 

Ky do të jetë një hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë rreth 5.3 km bëhet zyrtarisht me një truall zhvillimor, me sipërfaqe prej  550,000+ m2 në Krastë, në Elbasan, sipas standardeve të FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilave), FIM ( Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit) dhe CIK (Komisioni Ndërkombëtar i Kartingut). 

 Autodrom, qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier "Retro", drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë mjetesh ajrore ultra të lehta e shumë të tjera, do jenë pjesë e këtij Moto Parku.

Investimi, përfshin edhe kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Elbasan,  me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor. 

Projekti do të financohet nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit, dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”