KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Ofrim ambient me qira pranë DRSHTRR Tiranë

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Bazuar në VKM nr. 54 datë 05.02.2014 ”Për përcaktimin e kritereve të proçedurës e të dhënies me qira ose enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” të ndryshuar, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli dhe nga qytetarët.

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin dhe të paraqesin ofertat për secilin nga ambientet me sipërfaqe dhe vendndodhje si më poshtë;

  • 3.5 m2 do të jenë në ambientet e DRSHTRR Tiranë, në adresën Tiranë –Kashar km 7.
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e DRSHTRR Tiranë në Fushë-Prezë.
  • 1.5 m2  do të jetë në ambientet e Degës së Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë.
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e DRSHTRR Tirana 2, Degës së Kontrollit Teknik ish-Nshrak.

 

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë do të jenë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit, që do ti dorëzohet komisionit në ditën dhe orën e hapjes së konkurrimit, si më poshtë;

 

  • Kërkesë me shkrim për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet qëllimi i marrjes në përdorim të pronës, sipas planit të biznesit.
  • Formulari i cmimit të ofertës respektivisht për secilin nga ambientet duke përcaktuar vlerën financiare pa TVSH dhe me TVSH për detyrimin mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar. (12 muaj)
  • Planbiznes i hollësishëm për vënien në funksionim të sipërfaqes, duke përfshirë:
  • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
  • Përshkrimin e projektit të investimit dhe punimeve;
  • Shërbimet që do të ofrohen;
  • Deklarata vetëdeklarimi, që të përfshijë:
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 80/2021” Për regjistrimin e organizatave jo Fitimprurëse” i ndryshuar;
  • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;
  • Deklaratë për administratorin dhe për subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale.
  • Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
  • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  • Kartelë e Detajuar (skedë teknike) e makinetave ku të këtë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike.
  1. Kopje të Çertifikatës elektronike për fiskalizim.

Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër si dhe në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten (të inventarizuara dhe në zarf të mbyllur) në datën 20.11.2025  ora 10:00 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën e sipërcituar.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”