Blendi Gonxhja

You are here

Një udhëtim targash në Shqipërinë e ndaluar dikur - artikull i Larry Luxner

Një artikull i gazetarit dhe fotografit Larry Luxner, nga Tel Aviv, Izrael ku përshkruan përjetimet e udhëtimeve të veta në Shqipëri ndër vite dhe pasionin për targat.

Përshkrimi e transformimi i targave që kanë qarkulluar në vendin tonë shoqërohet në këto rreshta, me fotot e shkrepura e mbledhura ndër vite.  Luxner shpreh edhe esencën që ka ushqyer idenë e Targave Suvenir dhe targave Retro dhe dëshirën për t’i koleksionuar ato.
Jemi shumë mirënjohës! 

Për të lexuar artikullin e plotë, shiko këtu:

KËNDI EDUKATIV I SIGURISË RRUGORE NË FIER

Çdo javë në qytete të ndryshme me këndin e Sigurinë Rrugore!

Njihemi me rregullat e sinjalistikën, respektojmë përparësinë; mësojmë çfarë sjellje është gabim e duhur dhe e sigurt në rrugë; simulim situata kryqëzimesh e ndalesash para vijave e semaforëve; pedalim dhe kalim rruge në vendet e duhura; shembuj e mësime me botimin e ri të librit ilustrativ e argëtues. 

Për të parë më shumë nga aktiviteti edukativ, me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore, me vogëlushët e Fierit, shiko në:

RETRO- Koleksioni shqiptar i mjeteve historike zbret në Elbasan

Eventi RETRO, zbukuroi Bulevardin e Kalasë dhe rrugët e qytetit, me nostalgjinë e koleksionit shqiptar të mjeteve historike dhe atmosferën Jazz & Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania! 

Një falenderim qytetarëve të Elbasanit për mikpritjen e ngrohtë në qytetin e tyre, gjithashtu atyre qytetarëve që udhëtuan nga çdo cep i Shqipërisë dhe të gjithë koleksionistëve që na u bashkuan, në eventin tonë!

Falenderim tjetër shkon për Bashkinë dhe Policinë Rrugore Elbasan, për mbarëvajtjen e  këtij organizimi!

Investime në DRSHTRR Laç- Punimet drejt përfundimit

   

Drejt përfundimit janë edhe punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)!

Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!  
Investimi është zhvilluar tërësisht me fondet e DPSHTRR,  për një drejtori rajonale,  ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun!

Për më shumë, shiko në: https://www.dpshtrr.al/drshtrr-lac

DRSHTRR Lushnje- Shërbim dinjitoz në zyrat e reja të transformuara

Pas rikualifikimit total, brenda e jashtë dhe një investimi serioz për  transformim tërësor, vijon optimalisht për qytetarët dhe personelin tonë në DRSHTRR Lushnje!

Nga ky transformim, sot ndjehemi si qytetarë, kryelartë e mikpritës!  Rregulli, estetika, pastërtia, transparenca, cilësia e mirëadministrimi janë moto dhe kartëvizita e punës tonë! 

Investime - Së shpejti nisin punimet për ndërtimin e ri nga themelet të DRSHTRR Korçë

Pas mbylljes së procedurës së prokurimit dhe shpalljes së fituesit, javën tjetër, çelim kantierin për ndërtimin e ri nga themelet, të DRSHTRR Korçë.

Ndërtimi në truallin e ri, me një sipërfaqe  prej 3,556 m2, në një pozicion shumë praktik për tu aksesuar, do të lehtësojë dhënien e shërbimeve në kohë dhe cilësi, për mbi 60 mijë drejtues mjetesh e mbi 32 mijë mjete si qark.

Konvertimi i lejedrejtimit të huaj në lejedrejtimi shqiptar - Si të procedoni hap pas hapi

Nisur nga pyetjet pyetjet më të shpeshta të qytetarëve, ndiqni informacionet orientuese për të ndjekur hap pas hapi procedurën, se si duhet të veproni nëse:
Duhet të kryeni konvertimin e patentës së huaj në patentë shqiptare (kur patenta e huaj është brenda afatit të vlefshmërisë).
Duhet të kryeni konvertimin e patentës së huaj në patentë shqiptare (pasi ka mbaruar afati i vlefshmërisë së patentës së huaj).
Jeni personel i huaj i Ambasadave ose i Organizatave Ndërkombëtare që gëzoni statusin doplomatik në Shqipëri dhe duhet të konvertoni patentën.

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Korçë

Përshëndetje nga Korça!

Nga një qytet në tjetrin, vijojmë programet e edukimit të fëmijëve mbi sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor përmes Këndit Lëvizës të Sigurisë Rrugore! 

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes! 

Për më shumë, shiko këtu:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/kendi-edukativ-i-sigurise-rrugore-...

Risia më e re nga DPSHTRR- Kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në  Vlorë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve tëTransportit Rrugor, pas aktiviteteve të Këndeve Lëvizëse të Trafikut, anembanë vendit dhe nismës së projektit ambicioz Auto Moto Park (Elbasan), në proces, sjell një tjetër risi!

Në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia”, do të vendoset së shpejti një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore, për t’i zhvilluar së bashku orët edukative, me studentët e degës "Shërbim Mjetesh Transporti" dhe instruktorëve të ardhshëm të autoshkollave.

Mbjellja e 250 fidanëve në Tarabosh - DRSHTRR Shkodër

Dhurata më e bukur për të ardhmen është pasurimi i natyrës.
Një falënderim i veçantë për iniciativën dhe kontributin e vyer që  punonjësit  e DRSHTRR Shkodër, dhanë me mbjelljen e më shumë se 250 fidanëve, në Tarabosh.

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/mbjellja-e-250-fidaneve-ne-tarabos...

Investime në DRSHTRR Berat- Punimet vazhdojnë

Vijojnë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat!

Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi.  Investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një qark me kaq rëndësi sa Berati.

Për më shumë, shiko këtu: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-berat

#MepunëdhevullnetndërtojmëEuropënkëtu 

Pedalo i sigurt- Njihu me rregullat e pedalimit te sigurt

Gjithmonë e më shumë po shtohet numri i pedaluesve  në qytet ku biçikleta është kthyer në një nga mënyrat më ekologjike dhe interesante të transportit! 

Megjithatë,si përdorues të rëndësishëm të rrugës, edhe çiklistët duhet të kenë parasysh disa rregulla të thjeshta për të pedaluar të sigurt!

Ndiqni slidet për të zbuluar më shumë! 

 

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Kavajë

Bashkë me vogëlushët e qytetit të Kavajës, zhvilluam orën mësimore simpatike e të dobishme për sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor në Këndin e Sigurisë Rrugore.

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, n bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes! 

Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/kendi-edukativ-i-sigurise-rrugore-...

Investime në DRSHTRR Laç

Vijojmë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi! 

Investimi tërësisht me fondet e DPSHTRR për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për shërbimet në zonën veriore!

Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-lac

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Vlorë

Këndi i Sigurisë Rrugore udhëtoi sërish në qytetin e Vlorës, për të zhvilluar orën mësimore kaq simpatike e të dobishme për sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor! 

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes! 

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/kendi-edukativ-i-sigurise-rrugore-...

Investime në DRSHTRR Vlorë - Punimet drejt përfundimit

Janë drejt fundit punimet për rikualifikimin e hapësirave funksionale të DRSHTRR Vlorë, sistemim trotuare e zona pedonale, shkallë e rampa, gjelbërim, zgara, kuneta e kullime shiu, instalime ndriçim i jashtëm e sinjalistikë për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, stola, kosha, rrethim, portë oborri, vizime, brandim e rregullime të tjera!

Rregull dhe kulturë shërbimi!

Pyetjet më të shpeshta të qytetarëve - Çregjistrim i përkohshëm i mjetit

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve që hasen:

Nuk do qarkulloj për një periudhë të konsiderueshme me mjetin. Si të veproj që mos të llogariten detyrimet (paguaj taksat) për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim?

ÇREGJISTRIM I PËRKOHSHËM
Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:
Dokument identifikimi
Lejen e qarkullimit të mjetit
Targat e mjetit

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit,
duhet të shlyhen!

Mbështetje familjes Haxhiajt - Ndërtimi i shtëpisë së re drejt përfundimit

Është drejt përfundimit puna për ndërtimin e shtëpisë së z.Visjon Haxhiajt, pranë Bashkisë Tiranë, dhe shumë shpejt, së bashku me të gjithë familjen e tij do të kenë mundësi të jetojnë në një ambient të sigurt! 
Totali i mbledhur, vullnetarisht në ndërtimin e kësaj banese, nga gjithë stafi i DPSHTRR (drejtoritë rajonale dhe drejtoria qendrore) ka arritur në shumën prej 3,283,300 lekë të reja.
Solidariteti i ndryshon për mirë jetën një familjeje të madhe të goditur rëndë nga tërmeti!
 

Siguria rrugore - Shkolla "Ibrahim Kodra”

Një tjetër aktivitet me këndin lëvizës të Sigurisë Rrugore  u zhvillua, këtë herë, në qytetin bregdetar të Durrësit!

Bashkë me nxënësit e klasave të katërta, të shkollës “Ibrahim Kodra”, zhvilluam orë mësimore me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duke diskutuar temat e broshurës “Luaj me hapa të sigurt”. 

U kënaqëm shumë me këtë orë kaq edukuese dhe interaktive!

Përgatisim fëmijët që nesër të jenë qytetarë të përgjegjshëm!

Për më shumë, shiko në: 

Njoftim - Mbi aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin

Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), ju informojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Siguria rrugore- Kopshti "Kridenel” Vlorë

Nën kujdesin e stafit të DRSHTRR Vlorë dhe edukatorëve të kopshtit “Kridenel, përgatitëm  sëbashku, këtë orë mësimore kaq simpatike e të dobishme për fëmijët️ e këtij kopshti.

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes. ️

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë.

Për më shumë, shiko në: 

Njoftim i rëndësishëm - Shërbimet në datat 15 dhe 22 Mars

Në ditët e pushimit zyrtar, në datat 15 dhe 22 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!
Në datat 16 Mars dhe 23 Mars, orari i shërbimit është: 08:00-19:00

Investime - Vijojnë punimet në DRSHTRR Berat

Vijojnë me ritme të larta punimet për investimin e ri në  DRSHTRR Berat, e cila do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh. DRSHTRR Berat ofron rreth 85,000 shërbime në vit.

Automotoparku i parë shqiptar - Realizohet rilevimi digjital ajror

Fundjava  e mirëseardhjes së pranverës na gjeti në  Krastë, Elbasan! 

U krye rilevimi digjital ajror (Aerial Survey), për krijimin e Ortofotos, duke përdorur pajisje topografike me saktësi të lartë, GPS; Dron - Total Station, ndërsa vijon puna në studio me pozicionimin dhe saktësimin e gjurmës për AMP (Automotoparku i parë shqiptar) dhe kompleksin e ri rajonal, të DRSHTRR Elbasan.

Raport i shërbimeve të muajit shkurt 2021 - Ja si përgjigjen qytetarët

Ekipi ynë ndjek nga afër, perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona. Gjatë muajit shkurt 2021, plot 235 qytetarë plotësuan pyetësorin mbi cilësinë e shërbimeve tona, duke shprehur opinionin e tyre.

Performanca matet edhe nga institucione e anketime të tjera, por ne e vlerësojmë shumë komunikimin direkt në sportele me qytetarët!

DPSHTRR uron: Gëzuar 8 Marsin!

Mirënjohje punës tuaj kolege të nderuara!
Duajeni dhe shijojeni jetën femra shofere!
Jetëgjatë dhe plot gëzim qofshi nëna shqiptare, për të bekuar gjithçka e gjithkënd!
Ekipi i #DPSHTRR Ju Uron Gëzuar 8 Marsin! 

Dita Ndërkombëtare e Gruas - Fakte interesante

Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të njohim disa fakte interesante:

A E DINI SE?

Në vitin 2021, në Shqipëri, ka +73% më shumë drejtuese mjetesh krahasuar me vitin 2016?!

Investimet në DRSHTRR Shkodër- Infrastrukturë, standarte dhe cilësi

Kushte shumë më të mira pune pranë DRSHTRR Shkodër! Cilësi dhe standarte pranë ambienteve të Kontrollit Fizik të automjeteve, ku realizohen dhjetëra mijëra praktika në vit. Kapanoni i ri i ngritur, zyra e re e taksave, pajisjet informatike të reja, sistemi i ri eDPSHTRR, kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimeve. Më pak kohë e harxhuar më shumë cilësi për qytetarët. 

Projekti i rikualifikimit të plotë të QKT në DRSHTRR Vlorë - Nisin punimet së shpejti

Rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek DPSHTRR do të shënojë kthesë edhe në këtë sektor me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar.

Ka përfunduar projekti i rikualifikimit të plotë të QKT (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë. Ky investim i miratuar në buxhetin e këtij viti, do të nisë procedurat, për të realizuar një transformim rrënjësor, estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor, cilësor e të denjë për vendin.

Pages