Blendi Gonxhja

You are here

Certifikime të errësimit të xhamave të autoveturave për periudhën Janar-Prill 2021

   

Plot 22,946 miratime dhe certifikime të errësimit të xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, janë regjistruar për  periudhën Janar-Prill 2021!
Rreth + 12,727 ose +125% më shumë se 4 mujori i parë i vitit të kaluar.

KUJDES: Me rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik, errësimi i xhamave do të jetë subjekt kontrolli!

Shqipëri/Kosovë - Marrëveshje dypalëshe për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave

     U zhvillua në Prishtinë, takimi  i përfaqësuesve të Task-Forcës së Transportit Rrugor (MIE) me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga z. Xheme Veseli, Drejtor DTT dhe z. Cekrin Dukolli, Kryeinspektor për Kontrollin e Transportit të Pasagjerëve dhe të Mallrave. ku gjatë takimit:

    Gjatë këtij takimi të organizuar u disktutuan:

Kontrolli Teknik / Ri-inxhinierimi i shërbimit

Vijon puna për ri-inxhinierimin e shërbimit të Kontrollit Teknik në të gjitha qendrat, pranë çdo drejtorie rajonale të DPSHTRR, ku po përfundon instalimi i pajisjeve të reja informatike; sistemi dhe programimi i ri; rrjeti i ri me intranet; monitorimi në kohë reale dhe remonti i gjithë linjave të kontrollit. Paralel ka nisur investimi për rikualifikimin e objekteve, sinjalistikën, brandimin, sistemimet e sallave dhe zyrave të shërbimit, si edhe trajnimi i ekipit të ri të QKT-ve.

DRSHTRR Tiranë - Ministrja Balluku vizitë gjatë procesit të punës

DRSHTRR Tirana, një shembull i transformimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve!

Ambiente dinjitoze, pa radhë të gjata pritje dhe mbi të gjitha me kosto më të ulët e standard shumë herë më të lartë!

Ministrja Balluku inspekton ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra në këtë drejtori, ku gjatë vitit të kaluar janë ofruar 767,078 shërbime për qytetarët!

Investime në Arkivën e re Qendrore të DPSHTRR në Durrës

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës! 

Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR! Standarde & siguri!
Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit!

Investim strategjik për sot e për nesër, që certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës! 

Rezervo online takimin për shërbimet në sportel

Rezervo online takimin  për shërbimet në sportel për shërbimet në sportel lidhur me mjetin tuaj (leja e qarkullimit, targat, etj., në DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe Durrës): 

Kontrolli teknik në dorë të shtetit pas 11 vitesh. Blendi Gonxhja: Ja si do të funksionojë

   

I ftuar në Wake Up, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për ndryshimet në Kodin Rrugor, si do rinisë shërbimi i kontrollit teknik dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Procedurat e reja të kolaudimit: Kontroll më i rreptë dhe shërbim më i mirë

   Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, ka shpjeguar në “Dita jonë” procedurat e reja të kolaudimit të mjeteve ku së shpejti do rifillojë shërbimi me një sistem të përrmirësuar e të imtësishëm kontrolli për rritjen e sigurisë rrugore.

Rrezikshmëri e lartë - Denonco anomali të Transportit Rrugor

KY ËSHTË SHËMBULLI MË I KEQ I TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE!
Ndalesë në mes të autostradës Kavajë - Durrës!
Papërgjegjshmëri e theksuar e cila shkon deri në kriminalitet për automjetet pas por edhe për qytetarët në mjet!
U ndërmorr akti-konstatimit  me Nr. serial 0005767 nga Inspektorët për shkeljen përkatëse!

Nuk do të tolerohet më asnjë shkelje nga Task Forca e Transportit Rrugor, mbi të gjitha do të ndëshkohen rëndë të gjithë Operatorët në shkelje të tilla.

Denonco anomali të Transportit Rrugor 

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative

   I ftuar në Report Tv, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për ndryshimet në Kodin Rrugor, si do rinisë shërbimi i kontrollit teknik dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Dita e Evropës - 9 Maj

Evropa nuk u krijua menjëherë, as sipas një plani të vetëm. Solidariteti mes kombeve evropiane dhe arritjet e njëpasnjëshme krijuan Evropën që shohim sot.
DPSHTRR vijon misionin e saj për të sjellë automotorizimin shqiptar në standardet më të larta që qytetari shqiptar ta gjejë Evropën KËTU! 

Statusi RETRO për mjetin tuaj - Ndiqni udhëzimet

Kushdo që zotëron një mjet, që ka arritur ose është gati të mbushë moshën 30 vjeçare, mund të ketë një perlë të vërtetë në duar. Pas zhvlerësimit klasik gjatë ciklit të tyre të jetës, këto vetura apo mjete të tjera motorike, ngadalë rimarrin vlerën e tyre të mjetit historik.
Por si? RETRO është këtu për ta ndihmuar këtë proces. 

Gjeni të gjitha udhëzimet në faqen tonë, retro.al ose na kontaktoni në  profilin tonë në facebook.com/dpshtrr.gov.al.
 

Raport i shërbimeve të muajit prill 2021 - Ja si përgjigjen qytetarët

 Rreth 272 qytetarë janë anketuar mbi cilësinë e shërbimeve tona gjatë muajit Prill 2021!
 Ekipi ynë ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona.
 Plotësoni pyetësorin online:

Investime në DRSHTRR Berat- Vijojnë punimet

Vijon puna pcr kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi! 

 Investimi, që përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, kryhet tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një qark me kaq rëndësi sa Berati, ku në 2020-ën numëronim 44,561 drejtuesa mjeti dhe 26,387 mjete aktive, e ku do të modernizojmë kushtet e shërbimit, të punës e tërë proceset për rreth 85 mijë praktika në vit, me prezencën e qytetarit! 

Për më shumë shiko në:

Investime në DRSHTRR Laç

Drejt përfundimit punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

Investimi është realizuar tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun! 

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-lac

Njohja me qëllim konvertimin e Lejedrejtimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë drejt finalizimit

Pala gjermane u shpreh sot zyrtarisht, se perceptimi i autoriteteve të tyre federale mbi sistemin, sektorin dhe sigurinë e procesit të lëshimit të Lejedrejtimit shqiptar është me vlerësim maksimal për transformimin rrënjësor, pas vizitave të tyre verifikuese dhe informacionit të mbledhur drejtpërdrejtë prej tyre.

Rikualifikimi i Qendrave të Kontrollit Teknik- Si do të jetë QKT Shkodër

Janë në proces procedurat e prokurimit për disa rikualifikime qendrash të kontrollit teknik, njëkohësisht! Renderat dhe fotot i takojnë QKT Shkodër ku ndërhyrja do të jetë në objekt dhe në të gjithë sheshin funksional! 

Sip. totale 4900 m2
Sip. objekti ​1045 m2
Ndërhyrjet në Qendrën e Kontrollit Teknik (Kolaudimi):

Investimet në DRSHTRR Sarandë - Punimet drejt përfundimit

Drejt përfundimit edhe rikualifikimi i DRSHTRR Sarandë! Merr dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal! Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim jashtë e gjelbërim! Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit! 

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-sarande

Investimet në Arkivën e re Qendrore të DPSHTRR në Durrës

   

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës! 

Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Standarde & Siguri!
Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit!

Investim strategjik për sot e për nesër, që certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës! 

Investime në DRSHTRR Gjirokastër- Punimet drejt përfundimit

Ndërhyrja rikualifikuese, në DRSHTRR Gjirokastër, është drejt përfundimit! Ofrimi i kushteve dhe shërbimeve bashkëkohore për një nga drejtoritë rajonale, në jug të vendit, ku qytetarët e qarkut kryejnë mbi 45 mijë shërbime në vit!
Financimi është realizuar nga vetë DPSHTRR, falë mirëadministrimit 2019-2020! Brandim dhe dinjitet për Automotorizimin Shqiptar! 

Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-gjirokaster

DPSHTRR në 60 sekonda: Automotorizimi shqiptar në modernizim


Shërbime në kushte dinjitoze për mjetet dhe lejedrejtimet, shërbime online dhe pa radhë, promovim i sigurisë rrugore, mjetet e koleksionit shqiptar RETRO!
Ende shumë për të bërë e përmirësuar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shërbime dhe kushte dinjitoze pranë DRSHTRR Fier dhe Zyra Lushnje

Sot, DRSHTRR Fier dhe Zyra Lushnje ofrojnë shërbime, në kushte dinjitoze, për qytetarët dhe punonjësit, falë investimeve të reja në infrastrukturë nga DPSHTRR! 

Eliminojmë radhët e gjata, zvogëlojmë kohën e marrjes së shërbimit për mijëra qytetarë! 

Drejtoria Fier renditet e treta në rang kombëtar për numrin e shërbimeve, rreth 197,000 shërbime në vit! 

Çelet kantieri për ndërtimin e ri nga themelet në DRSHTRR Korçë

Gëzuar KORÇA!! Pas dekadave në kushte të mjerueshme, do të ngrejmë lart dinjitetin e Automotorizimit Shqiptar edhe në një tjetër qark! 

Investim domethënës për një fluks vjetor prej mbi 120 mijë shërbime.

DPSHTRR: Përfundon shtëpia e re për familjen Haxhiajt

U krye edhe një punë tjetër zemre! Shtëpia e tretë e re, e cila u ndërtua me fondet e mbledhura vullnetarisht nga të gjithë punonjësit e DPSHTRR, për t’i ardhur në ndihmë kësaj here familjes së Visjon Haxhiajt, Bashkia Tiranë, ka përfunduar! 
Solidariteti i ndryshon për mirë jetën një familjeje në nevojë, të goditur rëndë nga tërmeti! 
Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/dpshtrr-perfundon-shtepia-e-re-fam...

22 PRILLI- DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

DITA E TOKËS

Ta duam, ta respektojmë e ta mbrojmë planetin tonë çdo ditë! 

#EarthDay

 #22Prill 

DPSHTRR: Shtëpi e re për familjen Kraja në Shkodër

   

Një tjetër akt solidariteti dhe mbështetje vjen nga DPSHTRR! Familja Kraja në Shkodër, e cila prej 20 vjetësh jetonte në kushte shumë të vështira e me probleme shëndetësore, gëzon sot shtëpinë e re! 

Pas apelit të Star Plus TV për rastin dhe me nismën e DRSHTRR Shkodër, të gjithë punonjësit e DPSHTRR u solidarizuan për të dhuruar ndihmë monetare për ndërtimin e banesës së familjes!

Për ekipin e DPSHTRR, kjo është shtëpia e tretë brenda 1 viti që po ndërtohet falë kontributit e dëshirës për të ndihmuar familje në nevojë!

DPSHTRR: Së shpejti në Berat, godinë e re shërbimesh

 Vijon puna për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi. 

Investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një qark me kaq rëndësi sa Berati! Me punë dhe vullnet ndërtojmë Europën këtu!

RETRO- Koleksioni shqiptar i mjeteve historike zbret në Vlorë 

   

Gumëzhitës, në të gjitha orët e ditëve e netëve verore, Lungomare i bukur i Vlorës është bërë sot vendkalim i mjeteve të koleksionit historik shqiptar! 
Në rrugën e veshur me palma dhe bimë tipike mesdhetare, xhiroja e qëndrimi i mjeteve Retro bëhet pjesë e ritmit të kësaj hapësire dinamike! 

Kjo shëtitje me RETRO, nuk do të kishte qenë e mundur të shijohej pa shumë duar në timon, pa bashkëpunimin e koleksionistëve tanë  dhe praninë aq të këndshme të @vespa_club_vlora_official!

 Mirënjohje e veçantë! 

e-Transport - E ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve

U prezantua për herë të parë, platforma e-Transport, në prezencë të bashkëpunëtorëve dhe grupeve të interesit për transportin ndërqytetës, duke mirëpritur sugjerimet në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

Pjesë e panelit të këtij prezantimi ishin:
Z. Etjen Xhafa, Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR
Znj. Linda Kacanaj, Drejtoreshë e  Agjensisë Kombëtare e Shoqërisë sv Informacionit 
Znj. Delina Brahimaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve

 

Pages