Leja e Re e Qarkullimit të Mjetit / 3 Dokumente në 1

You are here

Leja e re e Qarkullimit të Mjetit, prej 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale.

Plot 121,131 leje të reja qarkullimi janë lëshuar gjatë periudhës nga 6 Qershori deri në 30 Dhjetor 2022.

Formati i ri unifikon 3 dokumente në 1:

  • Lejen e vjetër të Qarkullimit
  • Certifikatën e Pronësisë 
  • Lejen Ndërkombëtare të mjetit.   
  • Leja

Leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe duke rritur përfitimet për qytetarët, kursen kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence.

Ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas Bashkimit Europian, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet!

Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga