Kanë Nisur Punimet Për Rikualifikimin e QKT Durrës

You are here

Kanë nisur punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik Durrës!

Godina ekzistuese në kushte të këqija, do të transformohet në një mjedis me kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit e për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, ashtu si të gjitha rikualifikimet që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë në të gjitha drejtoritë rajonale dhe qendrave të kontrolleve teknike. 

Projekti adreson rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, duke parashikuar zgjerimin me një linjë të re testimi, përditësim të linjave ekzistuese me pajisje e instalime IT & sigurie/kontrolli, rikualifikimin e tërë hapësirës jashtë, ku krijojmë 95 vendparkime shtesë, hijëzim, ulëse, trotuare e zonë pedonale, zgjidhim aksesin duke larguar kioska e lehtësuar kalimin, shtojmë ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe ndërhyrjeje prej rreth 7,500 m2.

Edhe ky investim do të financohet 100% nga enti ynë, nga të ardhurat e vetëfinancimit, rezultat i punës për rimëkëmbjen financiare, falë mirëadministrimit e fuqizimit gjatë 2019-2022.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga