2022 Një Vit Plot Sukses Dhe Arritje Për DPSHTRR

You are here

Vitin 2022, Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimeve të Transportit Rrugor e mbylli me një bilanc pozitiv, në shërbimet mbi qytetarë dhe arritjet për standartizimin! 

Në këtë listë arritjesh përfshihen rindertimi i 3 drejtorive rajonale dhe  rikualifikimi i 11 drejtorive të tjera; rikualifikimi i 11 qendrave të kontrollit teknik dhe arkiva qendrore e përfunduar. Tjetër arritje madhore për vitin 2022 ishte njohja e lejes të drejtimit shqiptar nga shteti gjerman, i cili lehtësoi procesin e bashkëadhetarve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.U miratua leja e re e mjetit dhe iu kursyen qytetarëve  25,000,000 € nga ulja e tarifave dhe thjeshtësimi i procedurave. U zhvillua eTransporti faza e parë, ku qytetarët udhëtarë apo dhe të huaj do të jenë të mirëorjentuar me oraret, rezervimin e biletave të udhëtimit dhe informacione të tjera mbi kohëzgjatjen dhe destinacionet, të cilat do të jenë në platfomë, të gjitha online.

Një tjetër event madhor nga lloji i tij, i zhvilluar për herë parë në Shqipëri, ishte Automotive Fair Albania, i cili pritet të pasohet dhe nga edicione të tjera. Lajm i mirë edhe për RETRO, e cila u anëtarësua në FIVA ( Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike).

Automotoparku nuk është tashmë një endërr po një projekt që ka nisur punimet e fazës së parë në Elbasan. Rëndësi të madhe gjatë vitit 2022 , ju kushtua edukimit mbi trafikun, që nga fushatat e sensibilizimit por dhe programi i Sigurisë Rrugore, i cili  gjatë këtij viti organizoi 47 evente, në 10 qytete me plot 2,051 fëmijë pjesëmarrës. Dhe arritja e fundit që dëshmoi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, u certifikua nga TUV për standartet e cilësisë.

Ndiqni videon e mëposhtme: 

https://www.youtube.com/watch?v=ipwZVT84gtE

 

 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”