Si të Rinovoj Lejen e Drejtimit?

You are here

Si të rinovoj Lejen e Drejtimit?

Dokumentet që duhen me vete kur të paraqiteni në sportel:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  • Lejen e drejtimit aktuale që zotëron.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Leja e re e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për *30 minuta*! Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 2-4 ditë pune, sepse personalizimi kryhet në Tiranë për arsye sigurie dhe LD dërgohet më pas në drejtoritë e tjera rajonale!

 Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale ku e prisni:

https://www.dpshtrr.al/gjurmim-lejedrejtimi!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga