Dëshiron të Importosh një Mjet? Këshillohu më Parë me Rregullat e Mëposhtme

You are here

Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen?

EURO 4 e sipër:

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet:

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!

KUJDES

- me datë regjistrimi kuptojmë targimin në Drejtorinë e  Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor! Verifikoni moshën e mjetit! Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit. Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2008, është 31 Dhjetori 2023!

- në rubrikën (B), të dokumentit teknik, paraqitet data e regjistrimit për herë të parë të automjetit dhe jo data e prodhimit të tij.

EURO 5 e sipër:

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Mjete historike RETRO për të cilat duhet paraprakisht të mirëinformoheni në webin: www.retro.al

Verifikoni online kategorinë mjedisore në webin: www.dpshtrr.gov.a