Si te Veproni Kur Keni Shitur një Mjet Rrugor dhe Mjeti Vijon të Mbetet në Emrin tuaj Ndërsa e Përdor Blerësi

You are here

Keni shitur një mjet rrugor dhe mjeti vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit.

Për të hequr mjetin nga pronësia juaj, paraqituni në drejtorinë rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente me vete:

  • Mjet identifikimi;
  • Kontratën e shitjes së mjetit ose faturën e shitjes.
  • Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj brenda 30 ditëve nga momenti i blerjes?
  • Mosparaqitja brenda afateve ligjore për këtë ndryshim, ju ngarkon me gjobë!
  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.

Gjithashtu, ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve.

Shitësi ka të drejtë të deklarojë mes dokumenteve, aktin e shitjes, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor, dhe ta çlirojë veten nga mjeti i shitur, njeanshmërisht.

Blerësi ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor!

Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronësisë së mjetit direkt në sportelet tona.

1 Stop Shop (verifikim në sistem i mjetit, konfirmim nga RBS, akt kalimi pronësie, azhurnim i dokumentave të mjetit) pa qenë nevoja për noteri! Me certifikatën e vlefshme të kolaudimit eliminohet Kontrolli Fizik!