Blendi Gonxhja

You are here

Zlombol 2022

Një eksperiencë unike dhe atmosferë e cila mund të krijohet vetëm nga aventurierët të cilët kanë udhëtuar për mijëra kilometra, për të mbërritur në Shqipëri.

Një "rally" ku si qëllim ka mbledhjen e fondeve për bamirësi, gërshetohet lumturisht me shoqëri të mirë dhe kujtime të bukura e të paharrueshme nga kushdo që sheh dhe përjeton nga afër energjinë ngjitëse të një organizimi të tillë.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/shorts/4438Jt0g0bs

 

DPSHTRR gjatë 2022/ Fokus Kryesor në Sektorin e Kualifikimit për Leje Drejtimi

Gjatë vitit  2022, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e vendosi fokusin kryesor tek sektori i kualifikimit për leje drejtimi, në ndërveprim me 345 autoshkollat me status aktiv, nën juridiksionin e 13 drejtorive rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku për  periudhën 8-mujore janar-gusht ka kryer 157 kontrolle dhe ka marrë 103 masa.
Shkeljet kryesore kanë rezultuar në:

ZLOMBOL Albania

Miqtë tanë janë rrugës, po mbërrijnë tek Kamping Pa Emër, Guri i Lëmuar në Domen, Kavajë.

Shqipëria atraksion global, por këtë radhë tematika edhe më e bukur. Plot  980 mjete lindore nga të cilat 20 motoçikleta, u nisën në 3 Shtator nga Polonia, me destinacion Shqipërinë, me dy itenerare, si një karvan me mbi 2 mijë të apasionuar me udhëtimin dhe miqësinë mes kombeve, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët jetimë.

Orari i shërbimit ditën e sotme!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju rikujton se orari i shërbimit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor sot është 08:00-19:00

Për të shmangur radhën në Drejtoritë Rajonlale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë dhe Durrës për veprimet me mjetin, rezervoni orarin e shërbimeve në: www.dpshtrr.al

Rezervo Kontrollin Teknik dhe Paguaj Taksat Online në platformën e-Albania.

5 Shtator/ Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Sot festojmë ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares së humanizmit, paqes dhe dashurisë.

Le të na shërbejë kjo ditë, e jo vetëm, të kujtojmë çfarë është dedikimi ndaj njerëzve në nevojë dhe promovimi i paqes në botë.

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

BMW International GS TROPHY 2022, në Shqipëri

Pilotë të shkëlqyer të kategorisë Enduro nga gjithë bota, 57 pjesëmarrës, nga 14 kombësi, me 21 ekipe e 126 motoçikleta BMW R 1250 GS.

Bashkë me  Retro.al dedikuam targat shqiptare dhe katalogun e Koleksionit Retro për miqtë specialë.

Sot nisi dita e parë, për të vijuar në plot 7 ditë me frymën e garës dhe vështirësive të shtigjeve ende të paprekura që ofron Shqipëria, si një ndër vendet e vetme të mbetura në Europë me natyrë të egër dhe fantastike.

Së Shpejti edhe DPSHTRR Qendrore me Seli të Re

Pasi është bërë realitet transformimi i shumicës së objekteve të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit, i vjen radha edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Transportit Rrugor qendrore, aktualisht me kapacitet të reduktuar, të dëmtuar nga tërmetet e të klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit.

Implementimi i Certifikatës së Re të Kontrollit Teknik

Plot 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër.

Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë.

International GS Trophy 2022 për Herë të Parë në Shqipëri

International GS Trophy 2022, për herë të parë në bukuritë e pazbuluara të Shqipërisë.

Në këtë aventurë të radhës, u zbulua Shqipëria me peizazhet e saj fantastike, ku do të shkruhen historitë e aventurave këtë vit për International GS Trophy 2022.

Male të thepisur, lugina, lumenj të egër, pyje të dendura dhe një vijë bregdetare fantastike: BMW Motorrad do të sjellë International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022.

Zëri Yt Dëgjohet\ Komunikimi i Drejtpërdrejtë me Qytetarët

E vlerësojmë shumë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët pasi marrin shërbimin në sportele.

Synojmë vazhdimisht të përmirësohemi dhe këtë gjë e arrijmë vetëm me ndihmën e opinioneve tuaja mbi cilësinë e shërbimit. 

Ekipi ynë vijon të ndjekë nga afër pranë drejtorive rajonale, perceptimin e qytetarëve dhe sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona, për të rritur transparencën dhe komunikimin me qytetarët, gjithnjë në shërbim të këtyre të fundit.

Sygjerimet tuaja dëgjohen.

Arkiva e Re Qendrore e DPSHTRR drejt përfundimit

Arkiva e re qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fazë kompletimi me raftet e kutitë e reja për magazinimin e regjistrave dhe dosarëve fizik, në kushtet e standardet më të larta të sigurisë e të ruajtjes.

Fondet 100% nga vetëfinancimi.

Vijon puna për përzgjedhjen e materialit fizik me synimin për të zvogëluar maksimalisht numrin e dokumentave fizike për ruajtje afatgjatë që të mirëadministrojmë kapacitetet dhe që të operojmë më shpejt me verifikimet.

Trajnime Stafit të Financës Mbi Programin e Ri Informatik

Vijojnë trajnimet intensive me grupe të ndryshme të sektorit të financës mbi implementimin e programit të ri informatik, testimet e moduleve të reja, në kuadër të fiskalizimit dhe instalimit të sistemit operativ financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për të mundësuar përvetësimin e proceseve nga ekipi në erën e digjitalizimit. Ngritje e menaxhimit financiar dhe e eficencës në administrimin ekonomik në një nivel të ri për entin, në vazhdën e fuqizimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rritet Flota Ekologjike

Ecuria e Mjeteve Green në Shqipëri në dekadën e fundit. 

Deri në fund të muajit Korrik të vitit 2022 kishim një flotë prej 3,064 mjete GREEN (Plug-in elektrik dhe Hybrid) ose 3,044 Mjete GREEN më shumë se sa flota e vitit 2012 kur ishin vetëm 20 të tilla (153 herë më shumë).

  • +37% nga viti 2021
  • +152% nga viti 2020
  • +378% nga viti 2019
  • +15220% nga viti 2012

Plot 1208 Mjete All-Electric në Korrik 2022, ose +590% nga viti 2019.

Jini të Përgjegjshëm Kujdesi Dhe Korrektësia Juaj Në Timon Shpëton Jetë

Mjaftojnë pak sekonda nga ky klip për të vëzhguar kaosin e rrëmujën urbane ku jetojmë e lëvizim, si drejtues e përdorues mjeti, si këmbësorë e si pedalues.

Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten, për pasagjerët e për pasojat tek të tjerët, janë realiteti i përditshëm.

Rezervo Kontrollin Teknik Në E-Albania

Rezervoni kontrollin teknik në E-Albania duke u identifikuar si individ ose si subjekt, përmes llogarisë suaj, gjithashtu rezervoni datën, orarin dhe vendin ku do ta kryeni kontrollin teknik në linkun:https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.

Z. Blendi Gonxhja \ Rëndësia e Kujdesit të Drejtimit të Automjetit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, në një postim në profilin e tij personal në facebook, ka ndarë gjatë ditës së sotme opinion e tij edhe rëndësinë mbi kujdesin që qytetarët duhet të tregojnë gjatë drejtimit të automjetit, duke marrë shkas nga aksidentet me pasojë fatale që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në vendin tonë por edhe kryesisht gjatë muajit gusht.        

Florian Marku në DRSHTRR Vlorë

Edhe të nderuar me medaljen "Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike" si Florian Marku marrin shërbime në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Nuk mund të mos përfitonim nga rasti të përshëndesnim një nga shqipet që na bën krenar ndërkombëtarisht me talentin e tij, teksa mori shërbim në Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë.

Faleminderit Florian për kontributin tënd në portofolin e sukseseve për Shqipërinë.

2,890 Shkarkime të Aplikacionit Leje Drejtimi DPSHTRR në Play Store  dhe 13,177 Teste të Kryera Online

 Plot 2,890 shkarkime të aplikacionit “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store  dhe 13,177 teste të kryera online në faqen zyrtare lejedrejtimi.dpshtrr.al, janë realizuar në vetëm 2 muaj.

Komisioni Retro dhe Mjetet Kandidate për Marrjen e Statusit Retro

Komisioni Retro inspektoi disa nga mjetet kandidate për marrjen e statusit të veçantë, ku disa mjete u ritestuan dhe kaluan, e disa të tjera do të kthehen sërish pasi të bëjnë riparimet e nevojshme.

Lista vijon si më poshtë:

1. 1965 Ford Mustang - Ritestim - Merr statusin Retro 

2. 1972 Mercedes Benz 220d W115 - Ritestim - Merr statusin Retro 

3. 1985 Cadillac Seville - Ritestim - Merr statusin Retro 

4. 1980 Mercedes Benz 230C (C123) - Nuk e merr ende statusin Retro 

5. 1982 Mercedes Benz 280SEL (W126) - Nuk e merr ende statusin Retro 

Kushtet optimale të punës e të shërbimit në DRSHTRR Gjirokastër

Kushtet optimale të punës e të shërbimit janë detyrim dhe jo privilegj.

Sot një realitet edhe në Drejtorinë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër që përfshin 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj.

Ndërhyrja përfshin godinën dhe hapësirën përreth, ambientet sanitare, sistemet e sigurisë e të antizjarrit, ventilimin dhe ndriçimin, brandimin dhe sinjalistikën orientuese, parkimet e reja, rrethim e gjelbërim, termoizolimin.

Sot Automotorizmi Shqiptar Renditet mes Vendeve dhe Shërbimeve Homologe në Rajon

Automotorizmi shqiptar, i gjymtuar nga rrjedha e historisë ndër vite, sot krahasohet me  krenari me vendet dhe shërbimet homologe në rajon.

Nëse dikur do duhet të prisje me orë të gjata, të dorëzoje dhjetëra dokumente që kushtonin, e mbi të gjitha të gjeje mënyra alternative për të marrë shërbim sa më shpejt, sot në vetëm 30 minuta ju regjistroni mjetin tuaj dhe mbyllni të gjitha procedurat me një kosto prej 6600 lekësh.

Komunikimi me Qytetarët Motivon e Ndihmon në Përmirësimin e Shërbimit

Vetëm gjatë muajit Gusht, janë realizuar mbi 1,300 telefonata dhe mbi 230 anketime në terren me qytetarët, si pjesë e rubrikës "Zëri yt dëgjohet" ku janë evidentuar çështje të ndryshme për të cilat duhet të punojmë edhe më shumë për t’i përmirësuar si: koha e shërbimit, menaxhimi i radhës, si dhe komunikimi me qytetarët në sportel.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e anketimeve tona me vlerësimet pozitive por edhe me sugjerimet e tyre.

Fiskalizimi i DPSHTRR

Brenda Shtatorit do të bëhet aktiv sistemin e ri integral të financës, pagesave, ndërveprimeve digjitale për kalimin në një stad shumë më të lartë operacional shërbimi e aktiviteti.

Nga një epokë gjysëm analoge kalojmë në program e module menaxhimi informatik të arkëtimit e faturimit, të raporteve për çdo transaksion, të pagesave e bilanceve, të administrimit në kohë reale të çdo shkëmbimi të dhënash brenda apo jashtë entit, me çdo sektor, rajonale apo subjekt të tretë.

Transformimi i Shërbimeve të Transportit Rrugor

 Automotorizimi Shqiptar sot njeh momentin më të mirë historik sa i takon investimeve infrastrukturore, standardeve të shërbimit për qytetarët dhe subjektet, kushteve të punës për punonjësit e sigurinë për arkivat, proceset e sistemet.

Fotot nga rajonalja e re e Korçës, kompleks tërësisht i ri me vetëfinancim nga Drejtoria ePërgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për 74,000 drejtuesit e mjeteve rrugore të bashkive Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec, ku projeksioni është që të kryejmë rreth 150,000 shërbime, si qark, gjatë vitit 2023.

Analiza mbi Sigurinë Rrugore: Janar-Korrik 2022 

Analiza mbi Sigurinë Rrugore: Janar-Korrik 2022 

Muaji Korrik ka rezultuar muaji me më pak viktima në aksidente rrugore në historinë e automotorizimit.

 Në këtë muaj janë shenjuar :

  • Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve.
  • Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete.
  • Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja.

 Ulja e numrit të aksidenteve rrugore për këtë 7-mujor referuar statistikave zyrtare.

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore iu bashkua Festivalit të Skulpturave të Rërës në Velipojë

Në një event me artistë ndërkombëtarë, në një nga destinacionet më turistike të kësaj vere, i bashkohemi familjeve pjesëmarrëse me sensibilizmin për sigurinë në rrugë, përmes simulimeve të situatave rrugore të përshtatura për fëmijë të grupmoshave të ndryshme. 

Na gjeni sërish nesër, pranë skulpturave të rërës, në LAS Art Festival.

Siguria rrugore është e rëndësishme në çdo moshë.

 

Certifikata e Re e Kontrollit Teknik po Nxjerr në Pah të Gjitha Ndërhyrjet Abuzive me Kilometrazhin

Çdo ditë, në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës së historikut nga sistemet tona deri në korrigjimin e odometrit. Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë.

Luiza Gega - Kampionia e Europës kthehet në Atdhe

Shembulli i përkushtimit, pasionit e sakrificës sjell në shtëpi  për herë të parë medaljen e artë në atletikë.

Përshëndetje nga Retro për Kampionen e Evropës Luiza Gega

Përshëndetje nga Retro për Kampionen e Evropës, Luiza Gega,

Cadillac Eldorado Big Block, i vitit 1973 nga Dauti Garage.

Orët edukative të Sigurisë Rrugore bashkohen në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë

Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë.

Në datat 24-27 Gusht, artistë ndërkombëtarë nga e gjithë bota, do t’i bashkohen këtij eventi, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Kjo është një mundësi e mirë, që teksa eksploroni skulpturat gjigande dhe pak plazh në rërën fantastike të Velipojës, fëmijët tuaj të angazhohen në një aktivitet zbavitës dhe edukativ.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga