Dita e dytë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens në Athinë

Data e lajmit: 04 Dec 2023

Dita e dytë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens në Athinë, Greqi, u shënua nga vendime të rëndësishme!

Votimet për rikonfirmimin e disa zyrtarëve të lartë të Federatës dëshmuan vijimësi brenda lëvizjes ndërkombëtare të mjeteve historike, ku spikati zgjedhja e Joss Theuns në pozicionin e Zv. Presidentit të Lartë të FIVA!

Falënderime të veçanta për Retro Albania (www.retro.al), që u përgëzua sërish për eventet novatore gjatë vitit 2023, me theks të veçantë për Simpoziumin Retro, të organizuar në muajin Prill 2023 në Tiranë dhe përfshirjen e moshave të reja në projektet dhe aktivitetet automotive e Retro.

Risi e rëndësishme për Retroistat shqiptarë, të cilët së shpejti do mund të pajisin mjetet e tyre historike edhe me FIVA Identity Card!