Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Data e lajmit: 04 Dec 2023

Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Takim i frytshëm mes Retro Albania dhe Z. Patrick Rollet, përfaqësues i Federatës Franceze të Mjeteve Historike dhe kurator konkursesh bukurie, auto-moto. Të entuziazmuar për zyrtarizimin e këtij bashkëpunim të ri, falë respektit për punën e Retro.al, në kuadër të së cilit do të realizohet debutimi për herë të parë i një mjeti të rrallë, pjesë e çmuar e Koleksionit Shqiptar RETRO, në një Concours d'Elegance nga më prestigjiozët ndërkombëtarisht, që organizohet prej vitit 1921!

Eventi dhe mjeti garues do të bëhen publike në vijim, “sekret taktik”!

Qëndroni të sintonizuar...