DPSHTRR Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”

Data e lajmit: 14 Dec 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ka shprehur nderimin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve  të Transportit Rrugor, me një personalitet si Z. Vasilikki Danelli Mylona, e cila  frymëzuar me vullnetin e saj të rrallë, që ka bërë histori në Greqi e në rrethet më në zë, globalisht, me aktivitetin e jashtëzakonshëm vullnetar, që drama e saj e humbjes së djalit Panos në lulen e rinisë, nga një aksident rrugor, të bëhet qëllim jete për ndryshim rrënjësor në adresimin e sigurisë rrugore si një prioritet shtetëror e shoqëror.