Inspektim në Terren i Auto Moto Park Albania

Data e lajmit: 28 Dec 2022

Ndryshe nga çdo kantier a projekt tjetër deri tani, inspektimi në terren i punimeve që paraprijnë realizimin e Auto Moto Park Albania, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Z. Gledian Llatja, në zonën lidhëse e në Krastë, në një shtrirje me qindra mijë m2, është diçka që të mbimbreson për nga madhështia e ndërmarrjes dhe rëndësia e ndikimit që kjo vepër unike, me përmasa rajonale, ka për Qarkun e Elbasanit dhe vendin!

Paralel me investimet infrastrukturore në funksion të Auto Moto Park (AMP), 5 studio arkitekture, disa nga më të njohurat në botë për strukturat e motorsportit, të parakualifikuara zyrtarisht, po punojnë për garën ndërkombëtare të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për shpalljen në fund të Janarit 2023 të projektit fitues, që mundëson për herë të parë një pistë të certifikuar nga FIA (Fédération Internationale de l'Automobile) për nivelin maksimal, F1 e Moto GP, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Ballkanin! 

Ambicie historike, tashmë në jetëzim e sipër, që hap një perspektivë të shkëlqyer për automotorsportin shqiptar, sektorin automotiv, turizmin, punësimin, sigurinë rrugore, kthimin e zonës në epiqendër rajonale aktivitetesh sportive, formuese, edukative e kulturore, shërbimet e transportit rrugor, ekonominë e zhvillimin!

 

 

 

Video: 

Auto Moto Park Albania