Në 110 vjetorin e Policisë së Shtetit

Data e lajmit: 16 Jan 2023

Në 110 vjetorin e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon Policinë Rrugore për bashkëpunimin e një niveli krejt tjetër në vitet e fundit, për grupet e përbashkëta të kontrollit rrugor me Task Forcën e Transportit Rrugor - Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë dhe në kuadrin e marrëveshjes së re me këtë drejtori ku janë aktivizuar sisteme të dhënash e pajisje matëse për të ndëshkuar në kohë reale abuzimet me peshën për aks, verifikuar certifikimet e ndryshme të mjeteve rrugore, goditur informalitetin në transportin rrugor dhe ndaluar mjetet rrugore me anomali teknike e mekanike të qarkullojnë, krahas disiplinimit të drejtuesve të mjeteve e zbatimit të kodit rrugor. 

Mirënjohje e veçantë për Policinë Rrugore të Tiranës për dedikimin dhe shkallën e vështirësisë, si edhe një falenderim për publikun që ka rritur besimin tek ne dhe ndihmon aktivisht me denoncimet në platformat online e foto/video/fakte, duke na mbështetur që sot të kemi numrin më të ulët të fataliteteve nga aksidentet rrugore ndonëse numri i mjeteve, i drejtuesve të mjeteve dhe i përdoruesve të rrugës vetëm rriten.

Shqipëria ka sot treguesit më pozitivë sa i takon ngjarjeve rrugore nga transporti rrugor i mallrave e i pasagjerëve dhe rezultate rekord të uljes së aksidenteve rrugore me pasoja nga të sapopatentuarit, në rrugët e shpejta dhe të shkaktuara nga gjendja teknike e mjeteve rrugore.