Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës!

Data e lajmit: 13 Mar 2023

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Me premtimin që në vizitën tuaj të ardhshme pranë kësaj Drejtorie Rajonale dhe QKT-je ju do të merrni shërbim në një ambient edhe më të mirë, ju kërkojmë ndjesë për situatën aktuale provizore të punimeve!