Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Kolegjit Universitar të Biznesit

Data e lajmit: 03 Apr 2023

Leksion i hapur me auditorin e teknikëve të ardhshëm të lartë të automjeteve, kontabilistëve e juristëve, audituesve financiarë, së bashku me Rektorin, Prof. Dr. Z. Ylber Bezo, Zv/Rektorin dhe Drejtorin e Kolegjit, Prof. As. Dr. Z. Simon Gega, Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. As. Dr. Znj. Edit Bregu, Sekretarin e Përgjithshëm, Prof. As. Dr. Z. Shpëtim Cami dhe pedagogë të tjerë.

Ndamë së bashku informacione mbi ide e projekte me interes reciprok, të reja mbi zhvillimet në Kolegjin Universitar të Biznesit që lidhen me eksperienca të vlefshme për nisma e bashkëpunime me DPSHTRR, si edhe pikëpamje, opinione e sugjerime të vyera!

Gjithashtu, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, që do të mundësojë zhvillimin e programeve dhe praktikave profesionale për studentët për t’i orientuar drejt tregut të punës, shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimeve mësimore, si edhe bashkëpunime konkrete brenda e jashtë vendit në projekte reciproke.