Panairi Expo & Energy Forum 2023 - Expocity

You are here

Kënaqësi që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të ishte pjesë e panelit në “Expo & Energy Forum 2023” - Expocity, për të diskutuar mbi ekonominë e lëvizshmërisë së sigurt dhe miqësore me ambientin.

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN!

  • 675 Mjete 100% Elektrike, ose +1,724% nga viti 2019, regjistruar të reja, për herë të parë, në periudhën Janar-Dhjetor 2022!
  • 3,803 Mjete numëron flota vendase All-Electric + Hybrid në 2022, ose +494% nga viti 2019!
  • 20,563 Autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë Janar-Dhjetor 2022 (+112% nga viti 2019)!

IMPAKTI MJEDISOR

  • 891,000 kg Co2/Vit më pak falë mjeteve All-Electric gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2022, ose sa 29,700 pemë të rritura (1 pemë absorbon rreth 30 kg CO2/vit)!

Për incentivimin dhe nxitjen drejt rritjes së flotës green nga akti normativ ndërmarrë nga MIE me propozimin e DPSHTRR, nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për Mjetet Elektrike & Plug-in për çdo mjet GREEN nga fondet e DPSHTRR!

Gjithashtu, mjetet u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së!

Nisma të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët/subjektet që importuan dhe regjistruan Mjetet nga Tetori 2019 deri në Dhjetor 2022!

765 milionë Lekë të reja u janë kursyer qytetarëve/subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së!

Shqipëria drejt një të ardhme lëvizshmërie EKOLOGJIKE!