Pjesëmarrës në Panairin e Punës organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në datën 2 Qershor ora 10:00

You are here

Për hapa të sigurt drejt karrierës, vijmë pranë studentëve në Panairin e Punës për të ofruar mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Nuk mund të mungonim në panairin e organizuar për të tretin vit radhazi nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku dhe falë marrëveshjes së nënshkruar mbi realizimin e praktikave mësimore kemi arritur dhe të punësojmë kontigjent të aftë studentësh në strukturat tona. 

Studentët që kanë aplikuar në strukturat tona e dinë tanimë që DPSHTRR i pret krahë hapur për të realizuar praktikat mësimore apo dhe për t’ju bërë pjesë të stafit të Automotorizimit Shqiptar! 

Na gjeni në oborrin e brendshëm të Universitetit Politeknik të Tiranës, në datën 2 Qershor , ora 10:00.

Ndani me ne pasionin tuaj, ne ndajmë me ju eksperiencën shumëvjecare!