Mbi 400 Vespa ikonike e plot stil nga Shqipëria e rajoni u derdhën në rrugët e Tiranës

You are here

Pushtim Vespash! Mbi 400 Vespa ikonike e plot stil nga Shqipëria e rajoni, u derdhën sot në rrugët e Tiranës, për t’u stacionuar në Sheshin “Skënderbej”, ku festa vijon!

Qendra e Kryeqytetit u shndërrua në një pistë ngjyrash dhe dritash, ku Vespat shfaqën elegancën, rrumbullakësitë e ndjesitë që këto motoçikleta romantike përcjellin.

Retro Albania - DPSHTRR vijon të mbështesë dhe inkurajojë të gjitha komunitetet e Auto-Moto pasionit në Shqipëri, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture të përdorimit të përgjegjshëm të mjeteve rrugore në vend dhe ruajtjen e trashëgimisë së automotorizimit!

Faleminderit qindra entuziastëve të Vespa-ve për paradën e 2 Qershorit, vëllazërinë e vespistëve italianë, të ftuar, dashamirësve të Retro Albania që iu bashkuan performancave nga artistët e njohur! West Side Family, Xhesika Polo, grupit BURN dhe Dj Ari Dee, në një ditë e natë argëtimi kult, urban e kozmopolitan!