Si është procedura e aplikimit për leje drejtimi ndërkombëtare?

You are here

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:

  • Leje drejtimi kombëtare.
  • Dokument identifikimi.
  • 2 fotografi.

Afati i vlefshmërisë së leje drejtimit ndërkomëtare është 3 vjet. Megjithatë, nëse në kohën e lëshimit, leje drejtimi kombëtare ka një periudhë të vlefshmërisë së mbetur prej më pak se 3 vjetësh, leje drejtimi ndërkombëtare do të ketë datën e skadimit që përkon me atë të leje drejtimit kombëtare.

Tarifa është 500 Lekë.

Leje drejtimi ndërkombëtare mund të tërhiqet për 10-15 minuta nga moment i aplikimit.

Kujdes!

Leje drejtimi ndërkombëtare:

  1. Nuk është e vlefshme për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Është e vlefshme në territoret e çdo vendi pjesë e Konventës së Vjenës (kategoritë e mjeteve të cilat mund të drejtohen, shënohen në leje drejtimi).
  3. Nuk e përjashton në asnjë mënyrë mbajtësin e saj nga detyrimi për të përmbushur në shtetin ku qarkullon, ligjet dhe rregullat e qarkullimit. Në veçanti, leja pushon së qenuri e vlefshme në një shtet nëse mbajtësi i saj vendos vendbanimin e tij të zakonshëm atje.

Për informacione më të detajuara se si të pajiseni me leje drejtimi ndërkombëtare klikoni linkun si më poshtë: 

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/leshimi-i-lejedrejtimit-vertetimeve

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”