Mbërrijnë pajisjet profesionale Simulator EF-CAR për projektin e Qendrës Digjitale të Praktikës Virtuale

You are here

Tjetër RISI nga DPSHTRR! Mbërrijnë dy pajisjet e para profesionale SIMULATOR EF-CAR, për projektin e Qendrës Digjitale të Praktikës Virtuale që po ndërtojmë në Prezë, Tiranë! Pajisjet e reja simuluese shërbejnë si njësi trajnimi virtual shtesë për drejtues mjeti. Këto pajisje janë të krijuara posaçërisht për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, ecjen, reflekset, parkimin apo spostimin si dhe situatat e papritura e të rrezikshme, përfshijnë databazë grafike, me më shumë se 200 km rrugë qyteti e fshati, autostrada, rrugë malore, etj.

Dobitë e simulatorëve:

  • Kandidati punon në autonomi, në ndërveprim total me pajisjen, me ritmin e tij ose nën kontrollin e një instruktori;
  • Mësimet përmbajnë shpjegime, udhëzime dhe përditësime në praktika dhe komente mbi veprimet, mijëra zëra dhe mesazhe të shkruara, të cilat vijnë në ndihmë;
  • Çdo trajnim mund të regjistrohet në sistem;
  • Simulatori mundëson kohë më të gjatë për trajnim dhe praktikohen situata të ndryshme nëpërmjet një klikimi të thjeshtë;

Përgjithësisht mendohet që një orë simulator është e barabartë me dy orë në një automjet të vërtetë. Çdo situatë drejtimi dhe ushtrime të disponueshme pa vonesa. Nuk ka kohë të humbur në trafik.

Simulatori lejon dhe mundëson mësimin e të gjitha bazave të sjelljes, të sigurt dhe me kosto më të ulët. (p.sh duke ulur koston e automjetit, mirëmbajtjen, sigurimin, karburantin etj.);

Mundësia e të provuarit të të gjitha situatave në çdo kohë (drejtim mjeti natën, në kushte atmosferike si shi, mjegull, fushë, mal etj.);

Plan programi mësimor është i plotë, nga trajnimi bazë deri te trajnimi profesional për lejedrejtimi të kategorive CE dhe DE;

Trajnimi është i standardizuar dhe i unifikuar.

DPSHTRR synon rritjen e interesit përmes aktiviteteve edukative, formuese e ndërgjegjësuese, tek brezat e rinj, grupe e programe, tek sektori i Autoshkollave, ekspertë e instruktorë, si edhe rritjen e njohurive dhe përditësimin e personelit teknik të Leje Drejtimit, me qëllim modernizimin dhe informatizimin e shërbimeve të transportit rrugor, testimin dhe studimin e praktikave inovative!