Njoftim për ndërprerje shërbimi Akt - Komoditeti datë 3 Shkurt 2024!

Data e lajmit: 02 Feb 2024

Njoftim!

Mbështetur në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, mbi ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit me qëllim optimizimin e cilësisë dhe sigurisë, ju informojmë se shërbimi i Akt-Komoditetit ditën e shtunë, datë 3 shkurt, nuk do të ofrohet si pasojë e shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve elektronike.

Për më shumë informacioni qëndroni të përditësuar në platformat tona zyrtare online!