Njësia e Kontrollit verifikim në terren, Tiranë, pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e "Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Karrocerisë”

You are here

Tirana, është stacioni i parë prej nga ku DPSHTRR nëpërmjet “Njësisë së Kontrollit” po verifikon në terren përmbushjen e detyrimeve ligjore për dokumentacionin që i nevojitet subjekteve me veprimtari sipas Ligjit nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Nga verifikimi i kryer pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e "Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Karrocerisë”, problematikat më të hasura kanë qenë mungesë informacioni mbi:

  • Pajisjen me Licencat përkatëse;
  • Detyrimin për të patur një Përgjegjës Teknik të pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP);
  • Detyrimin për të patur dhe plotësuar Regjistrat sipas modeleve të miratuara.

Njoftojmë të gjithë subjektet të respektojnë rregullat për ushtrimin e veprimtarisë për të shmangur Masat Administrative të parashikuara sipas Ligjit.

Përmes verifikimeve në terren synojmë të kontrollojmë dhe udhëzojmë subjektet që të ofrojnë shërbime konform rregullave të përcaktuara në Ligj duke garantuar shërbim të denjë dhe të sigurt për këdo që merr shërbim pranë tyre!

Për informacione më të detajuara mbi rregullat e përcaktuara për kryerjen e shërbimeve dhe për ushtrimin e veprimtarisë nga këto subjekte: https://www.dpshtrr.al/mjete/njesia-e-kontrollit