Siguria e fëmijëve në mjet, përpara çdo udhëtimi duhet të jetë prioritet për të shmangur apo minimizuar fatalitetet në rast aksidenti rrugor! 

Data e lajmit: 22 Apr 2024

 Siguria e fëmijëve në mjet, përpara çdo udhëtimi duhet të jetë prioritet për të shmangur apo minimizuar fatalitetet në rast aksidenti rrugor! 

 Jeni prind i ri apo shoqërues dhe nuk dini cila është forma e duhur që fëmija duhet qëndrojë në mjet? Fëmija juaj është në proces rritje dhe keni pyetje se kur duhet ta zhvendosni në ndenjëse të posaçme të homologuar?

 Vijmë pranë jush me disa rregulla mbi përdorimin e rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit të përshtatshme për sigurinë e fëmijëve tuaj në mjete:

 Fëmijët, me gjatësi nën 1.5 m duhet të ulen në ndenjëset e pasme të automjetit, të siguruar me ndenjësen përkatëse të homologuar! Në varësi të moshës së tyre dhe të peshës, duhet të përdoren pajisje të posaçme, të homologuara, të siguruara në ndenjëse e me të njëjtin pozicion me ndenjësen, sipas udhëzimeve përkatëse;

 Vetëm fëmijët deri në tre vjeç, mund të ulen në sediljen e parë me ndenjëse të homologuar, të vendosur mbrapsht me kusht që jastëkët e ajrit (airbag) të jenë të çaktivizuar;

 Vetëm fëmijët me gjatësi mbi 1.5 m mund të ulen në sediljen e parë (me rrip sigurimi).

Vëmë në vëmendjen tuaj:

Mbajini fëmijët në çdo ndenjëse deri në limitet maksimale të moshës/peshës/gjatësisë përpara se të kaloni në fazën tjetër!

Përdorni ndenjëse të posaçme për fëmijët!