Riparimi dhe mirëmbajtja e gomave.

Data e lajmit: 26 Apr 2024

 Në përpjekje për të rritur standardet e shërbimit në sektorin e autoriparimeve dhe mirëmbajtjes së mjeteve rrugore, DPSHTRR do të ushtrojë kontrollin e subjekteve që ofrojnë këto shërbime, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 i ndryshuar. 

Sjellim sërish në vëmendjen tuaj që për të gjithë subjektet që kanë si veprimtari riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave (gomisteri) do të kryhet kontrolli për:

 Licenca e subjekteve.

 Pajisjet dhe instrumentet në përdorim.

 Ambientet e punës.

 Regjistri i veprimtarisë.

Autoserviset duhet të kujdesen për të pasur Drejtues Teknik (DAP) për të përmbushur kërkesat ligjore.