Kërkesë për shprehje interesi - Ambiente me qira për ushtrimin e veprimtarisë së Nënzyrës së Shërbimit Pogradec

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 
AMBIENTE ME QIRA PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË NË NËNZYRËN E SHËRBIMIT POGRADEC



Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë (DRSHTRR Korçë) ka filluar procedurat për marrjen me qira të ambienteve, me qëllim vijimin e veprimtarisë të Nënzyrës së Shërbimeve Pogradec, duke zbatuar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Ambienti duhet të përmbushi kriteret e mëposhtme: 

  • Zyra duhet të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit, ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore. 
  • Sipërfaqja totale e objektit duhet të jetë jo më pak se 50 mme kushte të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë si dhe të ketë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës-kanalizime, telefoni, internet).

Personat/Subjektet që disponojnë një ambient të tillë, që plotësojnë kriteret e mësipërme janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet përgatitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjeçar;
  • Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta;
  • NIPT/NUIS-i certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB (në rast se është person fizik apo juridik);
  • Fotokopje e letër njoftimit elektronik;
  • Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore nëse është subjekt juridik;
  • Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore;
  • Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit;
  • Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira, nëse është rasti;
  • Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur!

Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin në vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.

 

Të interesuarit të depozitojnë dokumentat e pronës, çmimin e ofertës brenda datës 03.09.2024.

 

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja!

Foto: