KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Qiradhënie brenda ambienteve të DRSHTRR Tiranë për vendosjen e aparateve (makineta)

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për secilin nga ambientet dhe të paraqesin ofertat për secilin nga ambientet me sipërfaqe dhe vendndodhje si më poshtë;

  • 3.5 m2 do të jenë në ambientet e DRSHTRR Tiranë, në adresën Tiranë –Kashar km 7.
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e DRSHTRR Tiranë në Fushë-Prezë.
  • 1.5 m2  do të jetë në ambientet e Degës së Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë.
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e DRSHTRR Tirana 2, Degës së Kontrollit Teknik ish-Nshrak.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesmarrje në konkurim
  • Ekstrakt i thjeshtë i regjistrit tregëtar/Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
  • Formulari i cmimit të ofertës respektivisht për secilin nga ambientet duke përcaktuar vlerën financiare pa TVSH dhe me TVSH për detyrimin mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar. (12 muaj)
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Deklaratë përmbushje kriteresh
  • Kartelë e Detajuar (skedë teknike) e makinetave ku të këtë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike.
  • Dëshmi penaliteti
  • Vërtetim nga Prokuroria që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Vërtetim nga Gjykata që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale/ proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Plan Biznesi
  • Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike.
  • Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin  që do të jepet me qira

kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7, email: drtirane@dpshtrr.gov.al.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht prej 7 ditësh kalendarike, brenda datës 06.10.2024 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: