KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Qiradhënie e ambienteve të brendshme për vendosjen e aparateve (makineta)

You are here

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

 

Bazuar në VKM nr. 54 datë 05.02.2014 ”Për përcaktimin e kritereve të proçedurës e të dhënies me qira ose enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” të ndryshuar, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. 

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për secilin nga ambientet dhe të paraqesin ofertat për secilin nga ambientet me sipërfaqe dhe vendndodhje si më poshtë;

  • 3.5 m2 do të jenë në ambientet e DRSHTRR Tiranë, në adresën Tiranë –Kashar km 7;
  • 1.5 mdo të jetë në ambientet e DRSHTRR Tiranë në Fushë-Prezë;
  • 1.5 m2  do të jetë në ambientet e Degës së Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë;
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e DRSHTRR Tirana 2, Degës së Kontrollit Teknik ish-Nshrak.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  1. Kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, si dhe treguesit e konkurrimit, të parashikuar sipas planit të biznesit.
    Formulari i cmimit të ofertës respektivisht për secilin nga ambientet duke përcaktuar vlerën financiare pa TVSH dhe me TVSH për detyrimin mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar. (12 muaj)
  2. Planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm: Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen.
  3. Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues; Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
  • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Deklaratë për administratorin, ortakët, dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale.
  • Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore.
  • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  1. Kartelë e Detajuar (skedë teknike) e makinetave ku të këtë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike.
  2. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike.
  3. Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër si dhe në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7, email: drtirane@dpshtrr.gov.al.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht prej 7 ditësh kalendarike, brenda datës 22.10.2024 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

 

Grupi i Punës

Foto: