KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - MARRJA ME QIRA E PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHERBIMEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR BERAT (ZYRA E SHËRBIMEVE ÇOROVODË)

You are here


KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

MARRJA ME QIRA E PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHERBIMEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR BERAT (ZYRA E SHËRBIMEVE ÇOROVODË)

 

  1. Afati i marrjes me qira të ambientit do të jetë për 1 vit (12 muaj).
  2. Ambienti i kërkuar duhet të jetë me sipërfaqe 40 m2 deri në 50 m2.
  3. Preferohet që ambienti të jetë në katin përdhe teknik. Në rast se ambienti ndodhet më lart se kati përdhe teknik, preferohet të jetë i pajisur me ashensor ose rampa.
  4. Ambienti duhet të jetë në Lagjen “Çlirim”, pra në qendër të qytetit të Çorovodës .
  5. Ambienti preferohet të jetë afër bankave të nivelit të dytë. 
  6. Ambienti duhet të ofrojë kushtet minimale të sigurisë. Hyrjet dhe daljet në ambient (duke përfshirë këtu dyer dhe dritare) të jenë të siguruara me dyer, dryna të fortë dhe të sigurt.
  7. Ambienti duhet të ketë të gjitha instalimet të rregullta dhe të sigurta elektrike, ujësjellës, kanalizime si dhe të ketë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (telefoni, internet). Në objekt të jetë i siguruar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike.
  8. Ambienti të ketë tualete të rregullta, të pajisura me hidrosanitaret .
  9. Ambienti duhet të ketë mundësi ajrimi si dhe kushte higjeno sanitare të mira, duke ofruar në tërësinë e tij imazhin e një zyre shërbimi funksionale dhe në shërbim të sa më shumë qytetarëve.

Në rast se ju dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund të merret me qira nga DRSHTRR-Berat, jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm :

  • Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurim.
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjecar.
  • Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta.
  • NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB, në rast se është person fizik apo juridik.
  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik.
  • Vërtetimi nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore nëse është subjekt juridik.
  • Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore.
  • Dokumentacion vërtetues certifikatë/vërtetim pronësie, kartelë dhe hartë treguese të pasurisë që pretendohet të jepet me qira ose akt-marrëveshje për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është i njëjtë me pronarin. Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit.
  • Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira, nëse është rasti.
  • Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar. Oferta duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat.

Adresa: Pranë Njësisë Administrative Otllak-Berat
e-mail:  drberat@dpshtrr.gov.al

Afati kohor për dorëzimin e ofertës konkurruese do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i  këtij njoftimi.

Foto: