NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI - Dhënie e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës.

You are here


KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës ka filluar proçedurat për dhënien e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës, në Lagjen 14, Shkozet Durrës,zona kadastrale 8516, me destinancionin bar- kafe, për arsye të shfrytëzimit me eficensë të këtij ambienti për rritjen e të ardhurave të ndërmarrjes. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 52m2 (pesëdhjetë e dy) metër katror, në gjendje të rregullt me dyer dhe dritare dhe është bosh. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar (Në rast të ndonjë investimi nga DPSHTRR në këtë ambjent, kontrata e qirasë do të ndërpritet menjëherë).

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  1. Kërkesë për shprehje interesi për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet qëllimi i marrjes me qira i këtij objekti, i parashikuar sipas planit të biznesit.
  2. Formulari i cmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat një vjecar.
  3. Plan biznesin e hollësishëm për vënien në funksion të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:
  • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
  • Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;
  • Analiza e detajuar e afateve kohore, që do të duhen për të realizuar projektin investues si dhe fazat e përcaktuara në realizimin e tij;
  • Niveli i punësimit,që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara;
  1. Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues;
  • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore;
  • Deklaratë për administratorin dhe subjektin, nëse është në ndjekje penale si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;
  • Në rastet kur subjekti konkurues zhvillon aktivitetin me qira në objekte, pronë shtetërore deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
  • Deklaratë për shlyerjen e të gjitha detyrimeve që i takojnë gjatë ushtrimit të aktivitetit:si energji elektrike, uje etj, sipas legjislacionit në fuqi. (Objekti ka matës (sahat) të vecantë për ujin dhe dritat).
  • Deklaratë për mbajtje përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.


Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës në adresën: L.14, “Ish Parku i Eksportit” Shkozet, Durrës, ose email: durres@dpshtrr.gov.al

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi brenda datës 11.04.2025.


Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: