KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR (DPSHTRR) 

 

  1. Afati i marrjes me qira të ambientit do të jetë për 1 vit (12 muaj).
  2. Ambienti i marrjes me qira brenda ambienteve të DPSHTRR ka sipërfaqe 3 m2     

Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  1. Ofrimin e shërbimit të vendosjes së makinetave automatike për punonjësit e DPSHTRR;
  2. Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno - sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij;
  3. Mirëmbajtjen e pajisjeve të makinetave.

 

 Persona/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  1. Kërkesë e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, sipas planit të biznesit.
  2. Formulari i cmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën qirasë të përllogaritur pa TVSH dhe me TVSH, për muaj/vjetore për m2 me afat një vjeçar.
  3. Planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:
    • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
    • Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;
    • Niveli i punësimit, që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara

 

  1. Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
    • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues; Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
    • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
    • Deklaratë për administratorin, ortakët, dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale.
    • Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
    • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  2. Liçence, Kodi II.a.A (1) lëshuar nga QKB.
  3. Leje mjedisore konform parashikimeve ligjore ne fuqi.
  4. Akt miratimi higjeno –sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
  5. Operatori ekonomik duhet të paraqesë një çertifikatë qe vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqerisë, ISO 22000:2018. Çertifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.

 Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

 Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë nga data 18.07.2025 dhe do të ketë afat deri më datë 25.07.2025, për paraqitjen pranë institucionit të DPSHTRR-së të kërkesave dhe dokumentacionit.

 Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë ose dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me adresë: Blv “Gjergj Fishta”, Pall.Bjorn, Tiranë ose në adresën e e-mailit: dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

 

 

Foto: