Regjistrimi i Mjeteve për herë të parë për periudhën Janar-Qershor 2025

You are here

Gjithçka mbi mjetet në 6 muajt e parë të vitit 2025 raportojnë:

  • 48.2% më shumë Flotë Aktuale Mjetesh Aktive në Shqipëri, krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020!
  • 47,459 mjete të regjistruara ndër të cilat 81.5% e totalit janë autovetura, ➕ 136.8% regjistrime krahasuar me Janar - Qershor 2020.


Lista kryesuese e origjinës së mjeteve:

  • Republika e Koresë me 20.5%;
  • Gjermania me 15.5%;
  • Italia me 16%;
  • Zvicra me 8.8%;
  • Kina me 7.8%;
  • SHBA me 7.9%.

Rinovohet flota me 8,862 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite për periudhën Janar-Qershor 2025, +68% regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023.

Janar-Qershor 2025 numëron 3,796 çregjistrime të përhershme, +18.3% krahasuar me 2024.

 

DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

  • Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;
  • Kryeni kontrollet periodike të mjetit;
  • Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.