DPSHTRR në IAA Mobility 2025 – München 

Data e lajmit: 15 Sep 2025

DPSHTRR në IAA Mobility 2025 – München 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte e pranishme në një prej eventeve më të rëndësishme të industrisë automobilistike dhe inovacionit në mobilitet – IAA Mobility 2025 në Mynih.

Ky event ndërkombëtar mblodhi liderë të transportit, teknologjisë dhe industrisë automobilistike nga e gjithë bota për të ndarë eksperienca, risi dhe ide mbi të ardhmen e mobilitetit.

Përfaqësuesit e DPSHTRR patën mundësinë të:

  • Ndjekin nga afër zhvillimet më të fundit të industrisë,
  • Diskutojnë mbi mobilitetin e qëndrueshëm dhe të gjelbër,
  • Krijojnë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë në fushën e transportit dhe inovacionit.

Pjesëmarrja në këtë forum të rëndësishëm rikonfirmon angazhimin e DPSHTRR për të sjellë në Shqipëri standardet më të avancuara evropiane, në funksion të një transporti më të sigurt, më modern dhe më të qëndrueshëm.

Organizime të tilla na sjellin më afër panairit më të madh automotiv në vend Automotive Fair Albania, duke shërbyer si model por edhe mundësi shkëmbimi eksperiencash.