KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Ofrim ambient me qira pranë DRSHTRR Tiranë

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka filluar procedurat për dhënien e një ambienti me qira për vendosjen e një ATM/Dropbox, me qëllim përdorimin e tyre nga qytetarët që marrin shërbim pranë DRSHTRR Tiranë.

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për ambientet e DRSHTRR Tiranë:

  • Ambienti në DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë – Durrës, km 7) me sipërfaqe 5.5 (pesë pikë pesë) m2. Pranë hyrjes, e dukshme nga jashtë, vendndodhje që paraqet lehtësi për përdoruesit; qasje e aksesueshme.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar. Ambienti është i përshtatshëm për të instaluar ATM/Dropbox brenda territorit të DRSHTRR Tiranë.

Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë do të jenë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  • Kërkesë me shkrim për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet qëllimi i marrjes në përdorim të pronës, sipas planit të biznesit.
  • Formulari i çmimit të ofertës financiare, duke përcaktuar qiranë mujore/vjetore për m², pa TVSH dhe me TVSH, për afat njëvjeçar.
  • Planbiznes i hollësishëm për vënien në funksionim të sipërfaqes, duke përfshirë:
  1. Identitetin e subjektit dhe historikun e aktivitetit. Të kenë objekt aktiviteti që përfshin shërbime bankare/financiare ose veprimtari të ngjashme;
  2. Përshkrimin e projektit të investimit dhe punimeve;
  3. Shërbimet që do të ofrohen;
  • Deklarata vetëdeklarimi, që të përfshijë:
  1. Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues;
  2. Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;
  3. Deklaratë për administratorin dhe për subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;
  4. Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
  5. Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  • Kopje të Certifikatës elektronike për fiskalizimin dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me shoqërinë e certifikuar për zgjedhjen e softuerëve në përdorim.
  • Deklarim dhe angazhim për bazën materiale të nevojshme për funksionimin e Dropbox, sipas nevojave të institucionit.
  • Dokumentacion që vërteton eksperiencën në instalimin/operimin e ATM-ve ose pajisjeve të ngjashme.
  • Preferohen bankat me të cilat DPSHTRR ka marrëveshje.

Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.

 

Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Konsumi mujor i energjisë elektrike është në ngarkim të subjektit dhe do të faturohet së bashku me detyrimin mujor të qirasë.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi si dhe dokumentacioni duhet të jetë i vulosur, origjinal ose kopje e noterizuar dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur fizikisht, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht 30.09.2025 ora 10:00 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën e sipërcituar.

 

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.