DPSHTRR pjesëmarrëse në takimin e organizuar nga NEXUS dhe DEGERT AUTO.

You are here

DPSHTRR mori pjesë në takimin e organizuar nga NEXUS Automotive International me suportin e DEGERT AUTO sh.a., ku pati mundësinë të shprehë angazhimin institucional për modernizimin dhe standardizimin e sektorit automobilistik, në përputhje me praktikat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Fokus i veçantë i’u kushtua harmonizimit të procedurave të shërbimit, dixhitalizimit dhe rritjes së sigurisë rrugore, si pjesë e procesit të integrimit në ekosistemin evropian të mobilitetit. Ndamë me audiencën zhvillimet e projekteve si Automotive Fair Albania, RETRO dhe AUTOMOTOPARK që janë pjesë e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës automobilistike në Shqipëri.

Të tilla takime krijojnë mundësi për të shprehur misionin dhe vizionin e entit tonë!