Po planifikon të importosh autobusë apo automjete transporti të përzier (ATP, ATV, APV) të përdorura, të kategorive M2 dhe N1?

Data e lajmit: 05 Nov 2025

Po planifikon të importosh autobusë apo automjete transporti të përzier (ATP, ATV, APV) të përdorura, të kategorive M2 dhe N1?

Ja çfarë duhet të dish përpara se t’i sjellësh në Shqipëri:

Kushti 1: Mjeti duhet të përmbushë të paktën normën Euro 3.

Kushti 2: Në momentin e regjistrimit në Shqipëri, mosha e mjetit nuk duhet të kalojë 15 vite nga data e prodhimit.

Dallimi midis kategorive:

M2 - Mjete për transport pasagjerësh me më shumë se 8 vende ulëse (përveç shoferit) dhe me peshë maksimale deri në 5 tonë.

N1 - Mjete për transport mallrash me peshë maksimale deri në 3.5 tonë.

Këshillë: Përpara se ta importosh, bëj verifikimin online të kategorisë mjedisore për të shmangur çdo surprizë!