Keni blerë një mjet dhe ende nuk keni kryer ndryshimin e pronësisë?

Data e lajmit: 03 Dec 2025

Keni blerë një mjet dhe ende nuk keni kryer ndryshimin e pronësisë?

Nëse sapo keni blerë një mjet, është shumë e rëndësishme të kryeni ndryshimin e pronësisë pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale, sipas vendbanimit tuaj.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM 

Dokument identifikues

Që i jep aplikantit të drejtën për të kryer shërbimin.

Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit

Dokumenti i identifikimit të treguesve të mjetit

(Përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja me motor, kur ndryshimi i pronësisë bëhet brenda periudhës që nuk kërkon kontroll teknik pas regjistrimit të parë.)

Kontrata e sigurimit të mjetit

Konfirmim nga Regjistri i Barrëve Siguruese

Leja e qarkullimit të mjetit

Certifikata e pronësisë

(Për rastet me model të vjetër të lejes së qarkullimit)

Vërtetim që shitësi nuk është debitor për:

TVMP/TVML

Gjoba nga kontrolli teknik

Bllokime të tjera

KUJDES! AFATET

Automjete, motomjete, rimorkio: brenda 30 ditë nga data e kontratës

Makinat bujqësore: brenda 10 ditë