Pajisja me Leje Qarkullimi dhe Targa Taksi

You are here

Aplikanti plotëson formularin model AL092044-118 dhe dorëzon:

  • dokumentet identifikues që i japin atij të drejtën për të kryer shërbim;
  • fotokopje licence, e njehsuar me origjinalin nga noteri, me targën e rezervuar taksi, lëshuar nga Bashkia ku zotëruesi i taksisë ka vendbanimin;
  • lejen e qarkullimit;
  • certifikatën e pronësisë, për rastet kur leja e qarkullimit është model i vjetër;
  • targat e mjetit;
  • dëshminë e taksisë, që pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit i kthehet aplikuesit.

Dokumentet firmosen nga aplikanti.

DRSHTRR-ja pajis aplikantin me leje qarkullimi dhe targën taksi.

  • Targat e taksive janë të formës AA000T, me sfond të verdhë, ndërsa shkronjat dhe numrat janë me ngjyrë të kuqe.
  • Mjeti taksi duhet të jetë në pronësi/përdorim të personave fizikë ose juridikë (me NUIS) që zotërojnë licencën për transport udhëtarësh me taksi, në emër të të cilit është lëshuar targa taksi.
  • Për mjetet që do të pajisen për herë të parë me targa taksi, dhe janë të regjistruara në pronësi të individit (me NID), do të kalojnë në pronësi ose në përdorim (shfrytëzim ose qiramarrje) të po të njëjtit person fizik të pajisur me NUIS (NIPT), duke ndjekur në sistem respektivisht shërbimin “ndryshim pronësie” ose “përcaktim të qiramarrjes në leje qarkullimi”, dhe në vazhdim edhe pajisjen me targë taksi.

Në këto raste:

  • si dokument provues mbi ndryshimet e të dhënave të pronësisë/përdorimit do të merret licenca e lëshuar nga Bashkia (fotokopje e njehsuar me origjinalin), së cilës i bashkëlidhet edhe deklarata e bërë nga pronari në formularin e aplikimit, pranë specialistit të regjistrimit, se ai është dakord me këtë ndryshim (pronësi/përdorim);
  • nuk kërkohet RBS.

Kur kërkohet ndryshim leje qarkullimi për mjetin me targë taksi, dhe të dhënat në sistem të pronarit evidentohen me NID, të veprohet njësoj si më sipër.

Tarifat

  • Aplikim për rezervim targe taksi – 1.000 Lek me TVSH
  • Pajisje me leje qarkullimi mjeti – 2.500 Lek me TVSH
  • Pajisje me targë të mjeteve rrugore (një cope) – 2.000 Lek me TVSH